Testet vizuale
Si reagon fëmija juaj?
Tek foshnja
Foshnja nuk është në gjendje të tregojë çfarë shikon, ndaj duhen përdorur metoda objektive për të vlerësuar potencialin e tij vizual. Është e rëndësishme të vlerësohet reagimi duke përdorur mbulimin monokular (kur mbyllet njëri sy) i cili mund të evidentojë një asimetri të shikimit (ambliopi) nëse i porsalinduri fillon të qajë, ndërsa «syri i mirë» është i mbuluar. Në rast dyshimi, disa aparatë mundësojnë të matet refraksioni dhe ndihmojnë të gjykohet për nevojën e korrektimit optik. Një metodë tjetër konsiston, në mënyrë monokulare, të drejtojë shikimin e fëmijës në drejtim të motiveve rezolucioni i të cilave rritet progresivisht, për të rritur matur sasinë e shikimit në mënyrë indirekte (testi i shikimit preferencial). Kur ekzistojnë sëmundje okulare në familjen tuaj, mos hezitoni të informoni pediatrin,i cili do gjykojë për nevojën e bërjes së një ekzaminimi okular të plotë pranë oftalmologu, për t’i ofruar fëmijës tuaj një të ardhme më të mirë vizuale.
Tek fëmija më i madh
Tek fëmija më i madh, mund të realizohen shumë teste të vogla, të thjeshta. Më i rëndësishmi është të krahasohet shikimi i të dy syve, duke fshehur një sy pastaj tjetrin: imazhet me forma të vogla a shikohen të pastra me çdo sy nga larg? A janë ato të pastra nga afër? Për këtë test të fundit, ju mund të përdorni imazhet si më lart, duke verifikuar që fëmija arrin të shikojë forma të aq vogla me çdo sy. Ky test nuk lejon të rritet sasia e shikimit (ç’ka bëhet nga pediatri ose nga oftalmologu), por vetëm të verifikohet nëse të dy sytë shikojnë mirë si njeri edhe tjetri, dhe se nuk ka asimetri vizuale të rëndësishme (ambliopia). Në rast të dyshimit asimetrik vizual, flisni me pediatrin tuaj. Një vizitë oftalmologjike për kontroll, është e rekomanduar.
Fshihni një sy… Pastaj tjetrin… A shikon ai imazhe aq të vogla si nga njëra anë dhe nga tjetra ?