Si janë sytë e fëmijës tuaj?
Një qepallë mbulon gati plotësisht një sy (ptosis)
Një qepallë mbulon gati plotësisht një sy (ptosis)
Asimetria e qepallave është relativisht e shpeshtë në popullësi, simetria perfekte është më rrallë e pranishme në natyrë. Fakti që një qepallë mbulon pjesërisht ose plotësisht pupilën (aksin vizual) mund të çojë në një asimetri të zhvillimit vizual mes dy syve, syri pjesërisht ose plotësisht i mbuluar është më i dëmtuar në raport me syrin e hapur.
Për më tepër, syri i prekur nga ptosis mund të ketë një astigmatizëm më të theksuar, arsye për të cilën duhet sistematikisht të ndjekim zhvillimin vizual të dy syve në këtë situatë. Ne ju këshillojmë ta dërgoni fëmijën tuaj tek oftalmologu.