Ai ka vështirësi në të lexuar ose i mban objektet shumë afër me sytë e tij
Ai ka vështirësi në të lexuar ose i mban objektet shumë afër me sytë e tij
Gjatë vështirësive në lexim, është e rëndësishme të siguroheni që fëmija ka një shikim të pastër me sforcimin më të vogël të mundshëm, dhe që nuk ka nevojë pra, për syze. Një fëmijë i cili i mban objektet ose tekstet shumë afër me sytë e tij mund të jetë miop, veçanërisht nëse thotë gjithashtu se ka një shikim të turbullt nga larg.
Një fëmijë hipermetrop shikon mirë nga larg, por duhet të bëjë një sforcim për akomodim (për rregullim) të rëndësishëm kur shikon nga afër. Kjo përpjekje mund të mos jetë e mjaftueshme për të mundësuar një shikim të pastër, dhe mund të sjellë dhimbje koke, veçanërisht të forta në fund të ditës. Ne ju këshillojmë të dërgoni fëmijën tuaj tek një oftalmolog për ta kontrolluar nëse ai është i prekur nga ndonjë shqetësim me refraksionin.