Shikimi i fëmijëve
Si zhvillohet shikimi i fëmijës tuaj?
Shpjegime dhe disa këshilla.
Si formohet shikimi?
Si zhvillohet shikimi i fëmijëve?
![Illustration de la vision à la naissance floue et en noir et blanc](/app/uploads/2020/09/Cubes_Vision_Naissance.png)
Lindja: shikimi është i paqartë (5% e shikimit të një të rrituri) dhe bardh & zi. I porsalinduri shikon sidomos objektet me shumë kontrast nga afër dhe fusha e tij e shikimit është ende shumë e vogël.
![Illustration de la vision entre 2 et 3 mois qui commence à voir les couleurs](/app/uploads/2020/09/Cubes_Vision_2_3_mois.png)
2-3 muaj: Foshnja mund të fiksojë shikimin e saj, të ndjekë fytyrën e nënës së saj, pastaj objektet, ajo i përgjigjet buzëqeshjeve. Ajo percepton dhe dallon ngjyrat.
![Illustration de la vision de 3 à 9 mois avec les yeux qui apprennent à collaborer et à percevoir les détails](/app/uploads/2020/09/Cubes_Vision_3_9_mois.png)
3-9 muaj: Të dy sytë mësojnë të bashkëpunojnë, ç’ka i mundëson foshnjeve të shikojnë relievin (3D). Ai fillon të perceptojë detajet.
![Illustration de la vision à 1 an, encore floue](/app/uploads/2020/09/Cubes_Vision_1_ans.png)
1 vit: Shikimi është akoma i paqartë, i vlerësuar mes 30-40% e shikimit të të rriturit. Koordinimi mes syve dhe duarve të fëmijës përmirësohet.
![Illustration de la vision à 4 ans avec la rétine développée](/app/uploads/2020/09/Cubes_Vision_4_ans.png)
4 vjeç: Retina është plotësisht e zhvilluar, por shikimi nuk është akoma më shumë se 60%.
![Illustration de la vision à 7 ans qui correspond à la vue d'un adulte](/app/uploads/2020/09/Cubes_Vision_7ans.png)
7 vjeç: Shikimi përputhet me atë të një të rrituri (100%), por zhvillimi i tij fundor vazhdon ende.
Si t’i zgjedhim syzet e fëmijëve?
«Bota» e fëmijëve është përpara tij, por edhe shumë lart tij: ai ngre sytë për t’ju parë, për shembull. Për më tepër, ai lëviz më shumë se një i rritur!
Tre elementë të domosdoshëm:
- Xhama të mëdhenj që fëmija të shikojë gjithmonë përmes tyre, edhe kur sheh lart
- Një mbështetje të mirë pas veshëve
- Një mbështetje e mirë tek hunda që syzet mos rrëshqasin
Kujdes nga dielli!
Lentia e syrit, kristalini është transparent deri në moshën 9 vjeçare dhe nuk mbron syrin nga rrezet e diellit. Prandaj fëmijët duhet të venë syze dielli, për shembull kur ekspozohen shumë në diell, afër një liqeni ose në mal për shembull.