Rosacea okulare
Çfarë është rosacea okulare tek fëmija?
Inflamacioni i qepallave (blefariti) është një sëmundje e zakonshme e cila shfaqet në çdo moshë. Ajo prek kryesisht cepin e qepallës, në rrënjën e qerpikëve ose në pjesën e saj të pasme, në nivel të gjëndrave të Meibomius (janë gjëndrat të cilat prodhojnë një substancë vajore, që shmangin lotët për të avulluar shumë shpejt nga syri). Të dy format, kur bëhen kronike, mund të lidhen me prekje të kornesë dhe të konjuktivitit nga kontakti direkt (flitet atëherë për blefarokeratokonjunktivit), si edhe me një prekje të lëkurës së fytyrës (rosacea, akne, etj…).
Cilat janë shenjat?
Simptomat klasike janë ndjesi verbimi e rëndësishme, bezdisje ose dhembje e syrit, skyqje, kruajtje, lotim dhe turbullim i shikimit. Shenjat klinike që duhen kërkuar janë si vijon: inflamacion dhe skuqje të cepit të qepallave, prani e sekrecioneve ose e kisteve tek qepallat, skuqje dhe parregullësi e konjuktivitit, tharje dhe humbje e transparencës së kornesë.
Cilët janë faktorët e riskut dhe kushtet shoqëruese?
Një gjendje inflamatore e qepallave, si edhe kalazione të përsëritur mund të favorizojnë zhvillimin e një blefarokeratokonjunktiviti. Prekja e kornesë duhet marrë me seriozitet dhe të trajtohet me vëmendje, për të shmangur pasojat afatgjata, si zhvillimi i një ambliopie (syri dembel) me humbje të transparencës të kornesë ose të një astigmatizmi të parregullt. Disa sëmundje dermatologjike mund të favorizojnë blefaritin dhe lidhen sistematikisht me format kronike të inflamacionit të qepallave.
Cilat janë mënyrat e trajtimit të rosacea okulare të fëmijës?
Për të shmangur zhvillimin e një inflamacioni të syrit, kujdesi i përditshëm dhe i rregullt për qepallat në mënyrë afatgjatë është i domosdoshëm. Ai konsiston në vendosjen e kompresave të ngrohta në cepat e qepallave duke masazhuar gjëndrat e qepallave ose kistet e skuqura, dhe duke i zbrazur nga sekrecionet e tyre. Në rast të inflamacionit të syrit, një trajtim me antibiotikë lokalë (pika ose pomadë) ose me rrugë të përgjithshme mund të rekomandohen. Në rast të prekjes së lehtë të kornesë, pika për syrin (pika) lubrifikuese janë të rekomandueshme. Nëse kornea është e prekur rëndë, rekomandohen pika për syrin anti-inflamatore me bazë kortizoni ose imunomodulatorë. Diagnostikimi dhe trajtimi i kësaj sëmundje në fazën e hershme shmang zhvillimin e prekjes së kornesë me humbjen e transparencës së saj, potencialisht e pakthyeshme. Është pra, e domosdoshme të bëhet një ndjekje e rregullt e zhvillimit klinik duke u kujdesur për zhvillimin e shikimit të përshtatshëm të fëmijës të prekur nga rosacea okulare. Ndjekja gjithashtu duhet të mundësojë, në rast nevoje, rekomandimin e një korrektimi optik të përshtatshëm (syze) dhe të riedukohet një ambliopi e mundshme (syri dembel).