Zbuloni sëmundjet e shikimit

Miopia

Çfarë është miopia?

Miopia është një shqetësim vizual i refraksionit që ndodh kur syri është shumë i gjatë. Imazhi formohet para retinës, dhe miopi shikon turbullt nga larg.

Cilat janë shenjat e miopisë?

Miopia shkakton një shikim të turbullt nga larg, që është i pamundur ta kompensosh me një sforcim vizual. Shikimi është, në të kundërt, i pastër nga afër: sa më e madhe miopia, aq më shumë është i nevojshëm afrimi i objekteve për t’i parë pastër.

Cilat janë mjetet e diagnostikimit të miopisë?

Miopia identifikohet me një ekzaminim të mprehtësisë së shikimit, pastaj të refraksionit. Tek fëmija dhe të rinjtë, përdorimi i pikave cikloplegjike, që paralizojnë përkohësisht rregullimin e syrit (akomodimin) është shpesh i nevojshëm për të marrë një matje të efektshme të miopisë. Një diagnostikim dhe një trajtim i hershëm i shqetësimeve të refraksionit është i nevojshëm tek fëmija, me qëllim për të shmangur ambliopinë.

Cilët janë trajtimet?

Miopia mund të korrigjohet me syze me xhama konkavë (negativë), me xhama kontakti ose, tek të rriturit, me kirurgji të refraksionit me lazer. Tek fëmija, përparimi i miopisë mund, në disa raste, të ngadalësohet nga dhënia e pikave për sy, të Atropinës shumë të shkrirë, ose nga përdorimi i disa llojeve xhamash kontakti.

Cilët janë faktorët e riskut?

Prania e miopisë në familje është një faktor risku. Nëse të dy prindërit janë miopë, fëmija i tyre ka 8x më shumë rrezik të zhvillojë edhe ai një miopi.

Që prej disa vitesh, identifikojmë një rritje të rëndësishme të miopisë tek të rinjtë. Kjo është e lidhur sigurisht me rëndësinë e kohës së kaluar në dritë artificiale, si edhe nga tepria e punës me shikim afër, për shembull, mbi ekranet e telefonave inteligjentë. Rekomandimet më të thjeshta për të ulur riskun e shfaqjes ose keqësimit të një miopie janë, që të kalohet çdo ditë një orë jashtë me dritë natyrale, dhe të shmanget të lexohet ose të shikohet telefoni shumë afër. Një distancë leximi më shumë se 30 cm është e rekomanduar.

Cilët janë komplikacionet e lidhura me miopinë?

Një miopi e fortë mund të komplikohet nga shqitja e retinës, glaukoma, nga problemi makular, ose nga katarakti i hershëm. Një ndjekje e rregullt tek oftalmologu është e domosdoshme.