Kalazioni
Cilat janë simptomat?
Kalazioni ka tendencë të zhvillohet lehtësisht dhe ndonjëherë pa dhimbje. Ai shfaqet me praninë e një sfere ose të një kisti brenda ose jashtë qepallës. Kjo e fundit është shpesh e skuqur dhe/ose e fryrë. Vihen re gjithashtu edhe sekrecione në ngjyrë të verdhë.
Cilët janë faktorët e riskut?
Origjina e kalazionit nuk mund të përcaktohet me saktësi. Megjithatë, ekzistojnë faktorë të ndryshëm që ndihmojë shfaqjen e tij:
- Blefariti (inflamacioni i qepallave)
- Dermatiti seborik (sëmundje e lëkurës e cila provokon skuqje dhe lëkurë të thatë)
- Alergjitë
- Ndotja e ajrit
- Thatësira e syve
- Mbajtja e lenteve të kontaktit
- Disa sëmundje auto-imune, bakteriale dhe parazitare
- Ekspozimi me rrezet e Diellit (UV)
Si të parandalohet një kalazion?
Duhet përkujdesje për të pasur një higjienë të mirë të qepallave, veçanërisht duke shmangur kozmetikën e skaduar që mund të sjellë një rrezik infektimi bakterial.
Në rast të kalazionit përsëritës, rekomandohet të vendosen rregullisht kompresa uji të ngrohta ose një dorezë larëse mbi qepallat e mbyllura gjatë pesë minutave, më pas t’i masazhoni.
Pjesa më e madhe e kalazioneve ikin vetvetiu, duke ndjekur në mënyrë strikte këshillat e higjenës për qepallat.
Cilët janë trajtimet e kalazionit?
Është e rëndësishme që mos çahet një kalazion. Pjesa më e madhe e kalazioneve mund të trajtohen duke ndjekur thjesht disa rregulla higjiene:
Së pari, është e rëndësishme të lahen me kujdes duart para dhe pasi janë prekur sytë e tij.
Këshillohet të aplikohen kompresa ose një dorezë larëse e ngopur me ujë të ngrohtë, mbi qepallat e mbyllura, dy ose tre herë në ditë minimumi, nga 5 deri në 10 minuta.
Është e mundur të masazhohen qepallat duke u nisur nga qendra drejt qerpikëve, me qëllim që t’i mundësohet lëngut (meibum) të rrjedhë tek gjendrat. Nëse kjo nuk mjafton, një trajtim me ilaçe mund të jetë i nevojshëm, nën formën e pomadave anti-inflamatore ose antibiotikëve që vendosen në qepalla.
Kur trajtimet me ilaçe nuk kanë dhënë rezultate pas dy muajsh, i drejtohemi një ndërhyrjeje kirurgjikale me anestezi lokale për të hequr kalazionin.
Tek fëmija, prania e kalazionit përsëritës mund të jetë shenjë e një shqetësimi të refraksionit (nevojë për syze) që sjellin një lodhje okulare nga nevoja për një akomodim të tepërt. Një vizitë oftalmologjike është e rekomandueshme, me zgjerim të qepallave, për t’u siguruar për mungesën e nevojës për të bërë një korrektim optik. Përveç kësaj, tek fëmija, trajtimi kirurgjikal në rast qëndrueshmërie të kalazionit, megjithë trajtimet lokale të realizuara mirë, ka tendencë të bëhet vonë, sepse kërkon një anestezi të përgjithshme e cila ka si qëllim të shërojë një patologji beninje, që shërohet spontanisht në pjesën më të madhe të rasteve.