Hipermetropia
Çfarë është hipermetropia?
Hipermetropia është një shqetësim vizual i refraksionit që ndodh kur syri është shumë i shkurtër. Imazhi është i turbullt në retinë, sepse ajo formohet shumë më mbrapa. Hipermetropia është veçanërisht e shpeshtë tek fëmijët.
Cilat janë shenjat?
Nëse është e rëndësishme, hipermetropia shkakton një shikim të turbullt nga afër. Nëse është e moderuar, hipermetropia mund të kompensohet nga një sforcim vizual për t’u përshtatur, i cili quhet akomodim. Mundësia për të kompesuar hipermetropinë me akomodim varet nga mosha dhe ulet me kalimin e kohës. Sforcimi për akomodim mund të sjellë lodhje vizuale, dhimbje koke (cefali), ose të shfaqë strabizëm nëse hipermetropia është e rëndësishme.
Tek fëmija, një hipermetropi asimetrike mund të sjellë një ambliopi, domethënë një zhvillim vizual në të cilin truri privilegjon mësimin e shikimit duke përdorur imazhet ofruara nga syri më i mirë, dhe neglizhon ato të syrit më të dobët, në këtë rast më hipermetrop.
Cilat janë mënyrat e diagnostikimit?
Hipermetropia identifikohet me një ekzaminim të mprehtësisë së shikimit, më pas të refraksionit. Tek fëmija dhe tek të rinjtë, përdorimi i pikave cikloplegjike, që paralizojnë përkohësisht përshtatjen e syrit (akomodimin) është shpesh i nevojshëm për të pasur një matje të besueshme të hipermetropisë. Një diagnostikim dhe një trajtim i hershëm i shqetësimeve të refraksionit është i domosdoshëm tek fëmija me qëllim për të shmangur ambliopinën.
Cilët janë trajtimet?
Hipermetropia mund të korrigjohet me syze xhami konvekse (pozitive), me xhama kontakti ose, tek i rrituri dhe në disa raste, me kirurgji të refraksionit me lazer.