Diplopia
Çfarë është diplopia?
Diplopi do të thotë shikim i dyfishtë.
Ekzistojnë dy tipe të diplopisë. E para mund të shfaqet kur të dy sytë janë të hapur, dhe largohet kur mbyllim njërin ose syrin tjetër. Flitet atëherë për diplopi binokulare, e cila është e lidhur me një humbje të paralelizmit të dy syve, me deviacionin e njërit sy (strabizmi).
Ky deviacion mund të vijë, ndër të tjera….
- nga një problem neurologjik (për shembull një paralizë e pjesshme e njërit nga tre nervave përgjegjës për lëvizjet e syve),
- nga një problem muskular (për shembull inflamacioni i një nga gjashtë muskujt që mundësojnë lëvizjet e syve),
- nga një problem në orbitë, struktura kockore e cila mban syrin dhe muskujt që e lëvizin (për shembull një inflamacion ose një tumor).
Në rast strabizmi tek fëmija, shumë shpejt truri nuk e llogarit më perceptimin e imazhit të devijuar, ç’ka fshin shikimin e dyfishtë. Rreziku është atëherë, që truri të neglizhojë mësimin e shikimit të syrit të devijuar, duke shkaktuar një shikim të keq, domethënë një ambliopi.
Shikimi i dyfishtë mund të jetë i pranishëm jo vetëm me sytë e hapur, por qëndron edhe kur fshihet njëri sy. Bëhet fjalë atëherë për një diplopi monokulare, e cila bëhet nga një ndryshim i kalimit të rrezeve përmes vendeve transparente të syrit, si një shqetësim i refraksionit (një astigmatizëm në veçanti), një errësim i kornesë ose i kristalinit (katarakti).
Cilat janë shenjat?
Pacienti përshkruan një shikim të dyfishtë, qoftë për të gjitha largësitë, qoftë veçanërisht në shikimin afër ose larg. Siç është shpjeguar më lart, shikimi i dyfishtë mund të zhduket ose jo duke mbyllur syrin. Në rast të diplopisë binokulare, devijimi i syve (strabizmi) mund të jetë i dukshëm ose jo. Në rast të diplopisë monokulare, shpesh, asnjë anomali nuk është e dukshme me sy të lirë.
Cilët janë mjetet e diagnostkimit?
Një diplopi duhet të trajtohet në afatin më të mirë, me qëllim për të përcaktuar shkakun dhe për të shmangur shfaqjen e një ambliopie tek fëmija.
Diagnostikimi kërkon një ekzaminim oftalmologjik, shpesh i shoqëruar me një ekzaminim ortoptik në rast të diplopisë binokulare. Sipas rasteve, vizita plotësuese, si ekzaminimet laboratorike ose një imazheri, mund të jenë të nevojshme.
Si trajtohet një diplopia?
Një diplopi monokulare shpesh mund të zgjidhet me rekomandimin e mbajtjes së syzeve.
Një diplopi binokulare mund të lehtësohet me prizma, që mundësojnë rreshtimin e imazheve të zhvendosura, me mbajtjen e një mbulese (patch-i) mbi syrin e devijuar nëse një korrektim me prizëm është i pamundur, ose me një drejtim kirurgjikal të syve.