Zbuloni sëmundjet e shikimit

Daltonizmi

Çfarë është daltonizmi?

Daltonizmi është një sëmundje e trashëgueshme, e karakterizuar nga një perceptim i ndryshëm i ngjyrave. Vizioni i ngjyrave varet nga funksionimi i mirë i koneve (qelizat e retinës të ngarkuara me kapjen e dritës). Një retinë normale ka tre popullësi konesh, secila ka një ndjeshmëri të ndryshme ndaj ngjyrave të ndryshme. Është kombinimi i sinjaleve i cili vjen nga këto 3 tipe konesh që na mundëson të identifikojmë një sasi pafund të ngjyrave, dhe të mos i ngatërrojmë ato. Kur një nga tre familjet e koneve është e mangët, dhe nëse shoqërohet nga një ndryshim i vizionit të ngjyrave, ky është daltonizëm.

Cilat janë shenjat?

Pjesën më të madhe të kohës, daltoniku nuk e kupton vetvetiu se ai shfaq një problem me shikimin. Duke hequr perceptimin e ndryshëm të ngjyrave, shikimi i tij është normal. Ose daltonizmi zbulohet rastësisht (test për dallimin e ngjyrave), ose të afërmit e vënë re se përdorimi i ngjyrave (vizatimi, piktura, zgjedhja e rrobave) nuk përputhet me ndonjë normë.

Cilët janë mjetet e diagnostikimit?

Testi Ishihara është më i thjeshti dhe më shpesh i përdoruri.

Cilët janë trajtimet e daltonizmit?

Nuk ka trajtim për daltonizmin.

Cilët janë faktorët e riskut?

Faktori i vetëm i riskut është prania e një mutacioni tek kromozoni X. Transmetimi është nëpërmjet nënës dhe daltonizmi ndodh veçanërisht tek djemtë.

Cila është frekuenca e tij?

Në Europë, 8% e djemëve dhe 0.5% e vajzave shfaqin një formë daltonizmi.

Cili është evolucioni i daltonizmit?

Daltonizmi është një sëmundje e lindur, dhe jo evolutive. Funksioni vizual ngelet i pandryshueshëm gjatë jetës së daltonikut.