Zbuloni sëmundjet e shikimit

Ambliopia

Çfarë është ambliopia?

Shikimi nuk është i formuar që në lindje, por zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Truri mëson në mënyrë progresive «të shikojë» gjatë kësaj periudhe. Të dy sytë janë në garë gjatë gjithë zhvillimit të shikimit. Nëse gjatë viteve të para të jetës, truri merr imazhe të cilësisë së ndryshme nga çdo sy, ai do të privilegjojë mësimin e shikimit duke përdorur imazhet e cilësisë më të mirë, dhe do neglizhojë «të mësojë të shikojë» me syrin më të keq. Nëse shkaku i ndryshimit të cilësisë së imazhit nuk është korrigjuar që nga fëmijëria, zhvillimi vizual jo normal do provokojë një shikim të keq përfundimtar të njërit apo syrit tjetër.

Ambliopia mund të shkaktohet nga:

  • Një shqetësim i refraksionit (hipermetropia, astigmatizmimiopia), përgjegjës për një imazh të turbullt. Është shkaku i ambliopisë më të shpeshtë.
  • strabizmi, i cili bën që vetëm një sy dallon objektin e interesuar, sepse syri tjetër nuk është në vijë të drejtë. Truri do të injorojë atëherë imazhet e transmetuara nga syri i devijuar.
  • shumë më rrallë, një anomali anatomike që pengon formimin e një imazhi tek rutina (për shembull një qepallë e cila mbulon syrin (ptosis), një errësim i kornesë, ose një katarakt).

Cilat janë shenjat?

Edhe pse nuk shikon mirë, fëmijët ankohen rrallë për një problem me shikimin.

Nëse është me origjinë nga refraksioni, ambliopia mund të kalojë plotësisht pa u vënë re, fëmija mësohet të jetojë vetëm me një sy funksional. Vetëm kur fshehim syrin e mirë, gjatë një loje ose vizite mjekësore, mund të identifikohet shikimi i keq i syrit tjetër. Strabizmi, një anomali e qepallave ose e pjesës së brendshme e syrit mund të jenë të dukshme, dhe përbëjnë kështu shenjën e apelit për një asimetri të mundshme të shikimit.

Cilat janë mënyrat e diagnostikimit të ambliopisë?

Diagnostikimi i hershëm i shikimit është i domosdoshëm. Tek fëmija shumë i vogël, kërkohet një reaksion asimetrik kur i mbullim njëjtin sy. Nëse fëmija nuk reagon kur i mbyllim njërin nga dy sytë, dhe qan kur i mbyllim syrin tjetër, duhet të dyshohet për një ndyshim në shikim.

Tek fëmija më i rritur, është e mundur të testohet mprehtësia e shikimit të çdo syri, për të kërkuar një ndryshimin mes të dy syve.

Nëse dyshohet për një shikim të keq, ekzaminime plotësuese duhet të realizohen nga oftalmologu për të gjetur shkakun. Oftalmologu, i cili punon shpesh me një ortoptist, ekzaminon veçanërisht refraksionin, kërkon për strabizëm dhe ekzaminon anatominë e syve.

Cilat janë trajtimet?

Trajtimi i ambliopisë përbëhet nga 3 pjesë:

  • Sigurimi i një imazhi për syrin: operimi i një qepalle që mbulon plotësisht syrin, heqja e perdes nga mediumet transparente të syrit (kornea, thjerrëza, trupi i qelqtë), për shembull një katarakt.
  • Qartësimi i imazhit: korrigjoni një problem të përthyerjes së dritës nëse është e nevojshme (hipermetropi, astigmatizëm, miopi), përmes syzeve ose lenteve të kontaktit
  • Detyroni trurin të përdorë syrin “e dobët”: sa më shpesh duke mbuluar syrin “më të mirë” me një mbulesë për disa orë në ditë.

Sa më i hershëm të jetë trajtimi, aq më shumë jep rezultat. Nga një moshë e caktuar, nuk është më e mundur që truri të ri-mësohet të “shohë” me të dy sytë. Kështu që zbulimi i hershëm është thelbësor.

Në cilën moshë duhet filluar trajtimi me mbajtjen mbyllur të syrit (mbajtja e një cope mbi sy)?
Sa më herët të fillohet trajtimi i ambliopisë, aq më i shpejtë dhe më efektiv është ai. Prandaj trajtimi duhet të fillojë sapo të identifikohet problemi me sytë.. Në fillim, syzet do të jepen nëse është e nevojshme. Më pas pamja e syve kontrollohet pas 4 deri në 6 javësh. Në varësi të përmirësimit të marrë nga mbajtja e syzeve, okulisti mund të zgjedhë të vazhdojë të monitorojë evolucionin e shikimit, ose të fillojë trajtimin me mbyllje të syrit.

Si mund të bind fëmijën tim të mbajë syzet e tij?
Syzet modifikojnë imazhet e perceptuara nga fëmija. Për ta ndihmuar atë të mësohet me syzet, rekomandohet që t’i mbajë ato sapo të zgjohet. Fëmija kështu do të shohë menjëherë imazhin e korrigjuar nga syzet, pa u dashur të mësohet me kalimin nga imazhi i perceptuar pa syze në imazhin e korrigjuar. Rekomandohet gjithashtu që fëmija të mbajë syze vazhdimisht gjatë ditës. Përveç kësaj, syzet duhet të kenë lente aq të mëdha sa të mbulojnë mirë drejtimet e ndryshme të shikimit, një mbështetëse në hundë dhe krahë të rehatshëm që sigurojnë stabilitet të mirë.

Sa orë në ditë duhet që fëmija im të mbajë syrin mbuluar?
Numri i orëve të mbajtjes së syrit mbuluar varet nga mosha e fëmijës dhe madhësia e ndryshimit të shikimit midis dy syve dhe mund të ndryshojë midis një ore dhe mbajtjes së vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Kohëzgjatja e mbajtjes mbyllur të syrit rregullohet sipas rikuperimit të pamjes gjatë trajtimit.

Në cilat aktivitete duhet që fëmija im të mbajë syrin mbyllur?
Fëmija duhet të mbajë mbulesën në sy gjatë aktiviteteve që stimulojnë shikimin, të tilla si lojëra pranë syve, duke lexuar një libër, para televizorit ose një ekrani tjetër (natyrisht jo për shumë kohë dhe as shumë afër; – ) Sigurisht që është e panevojshme të mbajë mbulesën në sy gjatë pushimeve të shkurtra.
Në varësi të kohëzgjatjes së trajtimit, ndonjëherë mbulesa e syrit duhet mbajtur edhe në shkollë. Prandaj rekomandohet t’i shpjegohet situata dhe problemet e saj mësuesit, i cili mund ta diskutojë atë në klasë.

Po sikur fëmija im të refuzojë të mbajë mbulesën e syrit?
Mbulesa e syrit pranohet në një larmi mënyrash, por mbahet pa shumë vështirësi në shumicën dërrmuese të rasteve. Fëmijët të cilët refuzojnë mbulesën e syrit në fillim të trajtimit, ose që e heqin atë herë pas here, mësohen gradualisht më shpesh. Mbulesat e zbukuruara të syrit (imazhe të piratëve, princeshave, etj.) shpesh e ndihmojnë fëmijën të pranojë më mirë t’i mbajë ato. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë përmirësohet pamja e syrit “të dobët”, duke e bërë më të lehtë mbajtjen mbyllur të syrit të mirë. Është sigurisht thelbësore që prindërit të mbështesin trajtimin, pasi ata janë ata që do ta kryejnë atë në shtëpi. Durimi dhe këmbëngulja e prindërve është thelbësore për trajtimin e suksesshëm. Sot, mbulesat e dekoruara të syrit (si pirat, princeshë) shpesh e ndihmojnë fëmijën të pranojë më mirë t’i mbajë ato.

Për sa kohë do të mbajë mbulesën e syrit fëmija im?
Trajtimi duhet të vazhdojë në mënyrë ideale derisa të merret një pamje simetrike e syve, dhe / ose një alternim i përqendrimit të shikimit në rast të strabizmit (domethënë se vërehet se fëmija përqendron shikimin herë me njërin sy e herë me tjetrin). Kohëzgjatja e trajtimit varet nga zhvillimi individual, i cili është i ndryshëm për çdo fëmijë. Trajtimi zakonisht zgjat nga disa muaj deri në disa vjet. Sa më herët të fillojë trajtimi, aq më i shpejtë dhe më efektiv është ai.

A ka alternativa ndaj mbulesës së syrit?
Në raste të caktuara, veçanërisht në prani të një hipemetropie të konsiderueshme, mund të merret në konsideratë “penalizimi” i pamjes së syrit të mirë me pika Atropine. Atropina parandalon fokusimin e syrit të mirë (akomodimin), duke krijuar pamje të paqartë që do të inkurajojë trurin të përdorë imazhet e syrit “të dobët”.

Çfarë ndodh nëse ambliopia nuk trajtohet?
Truri do të vazhdojë të neglizhojë mësimin e të parit nga syri më i dobët.<Përtej një moshe të caktuar, situata bëhet e pakthyeshme dhe shikimi i keq i syrit të dobët nuk mund të përmirësohet më.
Të jetosh me vetëm një sy funksional është plotësisht e mundur. Por nëse syri i mirë dëmtohet ose “humbet” për shkak të një sëmundjeje ose një aksidenti, situata mund të bëhet e tmerrshme. Trajtimi i ambliopisë është i domosdoshëm pikërisht për të shmangur këtë rrezik.

Cilët janë faktorët e rrezikut

Prania e problemeve të syve në familje, të tilla si mbajtja e syzeve me një korrigjim të madh, strabizëm, katarakte ose glaukoma tek fëmija, përfaqëson një rrezik pak më të lartë që fëmijët gjithashtu të kenë probleme të shikimit. Disa probleme që ndodhin gjatë shtatzënisë ose lindjes së parakohshme gjithashtu paraqesin rrezik. Nëse keni dyshime, është e rëndësishme të diskutoni situatën me pediatrin tuaj dhe të mos hezitoni të konsultoheni me një okulist.