Zbuloni sëmundjet e shikimit

Alergjia okulare

Çfarë është një alergji okulare?

Syri është veçanërisht subjekt i alergjive, sepse ai është në kontakt të përhershëm me botën e jashtme. Rreth 20% e personave kanë një alegji okulare e cila shfaqet me një konjunktivit alergjik.

Një histori familjare është gjetur tek 50% e personave të prekur. Një terren alergjik gjithashtu është shpesh i pranishëm (dermatit atopik, azma, alergjia ushqimore etj…). Sasi të vogla alergjenësh në qarkullim në ajër depozitohen në mënyrë të vazhdueshme në mukozën që mbulon pjesën e brendshme të qepallave (konjunktiviti). Forma më e përhapur e alergjisë okulare është e lidhur me rinitin alergjik. Dëmtimi i syve është atëherë i lidhur me rrjedhje të hundëve ose me zënie të hundës.

Cilat janë shenjat?

Skenari i alergjisë është gjithmonë i njëjti: pas një episodi ndjeshmërie i cili korrespondon me kontaktin e parë të alergjenit, çdo formë e re ekspozimi prodhon një inflamacion të fortë. Shfaqjet e alergjisë okulare janë si vijon: kruajtje e syrit, ai është i kuq, i irrituar, dhe prani lotësh. Kurse në format e theksuara, djegia e syve dhe drita shkaktojnë dhimbje (fotofobi).

Në lidhje me fëmijën, ekziston një formë më e rëndë dhe e rrallë e konjunktivitit alergjik: konjunktiviti pranveror, e quajtur gjiganto-papilare. Ajo shfaqet me skuqje të syrit dhe lotim të bollshëm. Kjo sëmundje kërkon, pra, në mënyrë të shpejtë konsultimin me një oftalmolog. Diagnostikimi i alergjisë okulare mund saktësohet pasi largohen shkaqet kryesore infektuese të cilat mund të prekin syrin.

Cilat janë simptomat?

  • Lotim
  • Skuqje e syrit
  • Fryrje e qepallave
  • Ndjesi kruajtje

Cilat sëmundje të tjera mund t’i ngjajnë alergjisë së syrit?

Konjuktiviti viral

E shpeshtë në pranverë dhe në verë, konjuktiviti viral shkaktohet nga një virus shumë ngjitës, adenovirusi. Efektivisht, infektimi i syve bëhet kur vendosim gishtat që kanë këtë virus. Pas periudhës së inkubacionit, nga 2 deri në 7 ditë, shfaqet një skuqje e syrit e theksuar, me lotim të rëndësishëm dhe shpesh me një bezdi ndaj dritës.

Gjithashtu, prania e këtij virusi kërkon një higjienë të rreptë. Pas çdo kontakti me sytë, duhen dizinfektuar duart me një solucion antiseptik antiviral dhe çdo anëtar i familjes duhet të përdorë peshqirin e tij për të ndaluar përhapjen. Kjo sëmundje largohet pas një periudhë një deri në dy javë. Gjithsesi, kërkon shpesh përdorimin e lubrifikantëve për syrin (lotim artificial) ose antibiotikë lokalë në formën e pikave për syrin.

Konjuktiviti herpetik

Infektimi me virusin herpes manifestohet shpesh me shpërthim të fshikëzave, si një puçër etheje. Ajo transmetohet në sy dhe është përgjegjëse për infektimin e syrit. Kështu, një trajtim me pomadë antivirale është i nevojshëm.

Konjuktiviti Klamidia

Konjunktiviti Klamidia mund të sjellë një skuqje të syve. Bëhet fjalë fatmirësisht për një infeksion të rrallë. Klamidia prek përgjithësisht traktin gjenital, por një higjienë e keqe, veçanërisht përdorimi i peshqirit të tualetit të lagur nga një person tjetër, mund të sjellë një prekje të syve. Trajtimi me një pomadë antibiotike është i nevojshëm.

Konjunktiviti bakterial

Në rastin e një konjuktiviti bakterial, sytë janë të ngjitur me sekrecione me tepricë me ngjyrë të verdhë. Një trajtim me antibiotikë lokalë duhet të rekomandohet nga oftalmologu, për të shkatërruar bakterien në fjalë. Tek fëmija, bëhet fjalë sidomos për mikrobe të rrugëve ajrosëse të sipërme.

Ekspozimi me një substancë toksike

Gjatë ekspozimit me një substance toksike, rreziku për syrin është shumë i madh. Ai sjell një skuqje të rëndë të syrit, shoqëruar me lotim të bollshëm dhe një dhembje të syrit pak a shumë të rëndësishme. Nuk flitet për një reaksion alergjik, por për një reaksion toksik, dhe duhen të merren masa urgjente: të lahen menjëherë me ujë të bollshëm sytë gjatë 5 minutave, dhe me ujë të rrjedhshëm, për të shmangur në maksimum substancën toksike, dhe të shkohet sa më shpejt të jetë e mundur në një qendër urgjence, duke saktësuar natyrën e produktit toksik përgjegjës.

Kujdes! Nuk duhet të ngatërrohet një reaksion alergjik që prek sytë me prekjet e syrit që mund të sjellin skuqje. Një ekzaminim nga oftalmologu është i nevojshëm për të vendosur diagnozën e saktë. 

 

Cili është trajtimi i alergjisë së syrit?

Në luftën kundër alergjisë së syrit, parandalimi është shumë i rëndësishëm. Për këtë fakt, duhet shmangur brenda mundësive kontakti me polenin ose polenet, ndaj të cilëve jemi të ndjeshëm në periudhën e fortë të pllenimit.

Disa këshilla përkujdesje:

  • mbyllni dritaret,
  • evitoni ajrimin në periudhën e pllenimit,
  • lani rregullisht flokët,
  • ndryshoni rrobat në mënyrë të shpeshtë,
  • mbani syze dielli,
  • etj.

Trajtimi i alergjisë së syrit bëhet me ndihmën e pikave për syrin, dhe të antihistaminikët nga goja. Shumë lloje ilaçesh janë të disponueshëm. Qëllimi është të ulet prodhimi i shkaktarëve të inflamacionit të tilla si, histamina, me ndihmën e antihistaminikëve ose të pikave për syrin.

Kortizoni është një nga ilaçet më të efektshëm në rastin e alergjive të rënda të syrit, por përdorimi i tij është i mundur vetëm duke bërë vizita të rregullta tek oftalmologu.

Trajtimi i alergjisë së syrit: 

  • Shmangni alergjenët ndaj të cilëve jemi të ndjeshëm.
    Shmangni së fërkuari sytë. Shkrirja e antigjeneve me pika për syrin, për lubrifikim okular. Mbajtja e lenteve të kontaktit nuk është e rekomanduar tek pacienti alergjik.
  • Ilaçet. Pikat e syrit, antihistaminikët, stabilizuesit e mastociteve, kortikoidët topikë (përqendrim i ndryshëm sipas përgatitjeve), imuno-supresorët topikë (ciklosporina A). Sistemikët: të rekomanduar nga alergologu.
  • Desenzibilizimi, i propozuar nga alergologu.

Çfarë të bëj kur fëmija im vuan nga alergjia okulare?

Një bilanc alergologjik mundëson shpesh të zbulohet agjenti përgjegjës për alergjinë dhe ndonjëherë bëhet një desenzibilizim. Kur bilanci është negativ, kjo nuk do të thotë që nuk është alergji. Gjithashtu, disa forma alergjike janë të lokalizuara vetëm në sy dhe disa të tjera nuk kanë shfaqje.

Në rast alergjie në lidhje me një rinit alergjik, për të njohur polenin përgjegjës të alergjisë, duhet konsultuar kalendari i poleneve. Ndryshimet janë të mundshme në funksion të motit dhe nga vonesa ose nga hershmëria e gjelbërimit çdo vit. Një problem i syrit i cili shfaqet çdo vit në të njëjtën periudhë të vitit me kruajtje, shpesh me djegie në sy, është tregues i fortë i një alergjie që lidhet me polenët.