Si zhvillohet shikimi tek fëmija?
Shikimi nuk është i maturuar që në lindje. Ai do të zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Nëse duam ta skematizojmë pak në mënyrë të thjeshtë zhvillimin e shikimit, duhet së pari të imagjinojmë që tek fëmijët bebe, shikimi është i turbullt. Ne e vlerësojmë afërsisht, në 5% të shikimit të të rriturit.
Foshnja nuk i percepton ngjyrat, nuk i percepton kontrastet dhe arrin të përqendrojë vëmendjen e tij mbi të gjitha në qendër të skenës vizuale, por nuk e percepton mirë periferinë. Të dy sytë janë, për më tepër, të pavarur nga njëri tjetri. Për këtë arsye fëmija bebe mund të shfaqë strabizëm dhe mund të devijojë sytë me momente, pak nga brenda, pak vertikalisht, nga jashtë dhe sidomos kur është në ëndërr.
Nga 3 muajsh deri në një viti jetë, bashkëpunimi mes syve do zhvillohet dhe i mundëson fëmijës, progresivisht, të vlerësojë thellësinë, të shikojë në 3D. Në moshën një vjeçare, vlerësohet që shikimi përputhet me afërsisht 30% të shikimit të të rriturit. Në këtë moshë, fëmija zhvillon koordinimin mes shikimit të tij dhe gjesteve. Ai do të fillojë të mundet më lehtësisht të drejtojë dorën e tij drejt një objekti që dëshiron të kapë.
Zhvillimi vazhdon akoma. Në moshën 4 vjeçare, vlerësohet se syri vetë, dhe veçanërisht perdja që mbulon fundusin e syrit i cili quhet retinë, perde mbi të cilën formohen imazhet dhe mundëson dërgimin e tyre drejt trurit, është morfoligjiksht e maturuar. Domethënë që, aparati i cili mundëson të perceptohet një skenë vizuale është goxha i maturuar. Thjesht, nuk shikohet vetëm sepse kemi një sy por mbi të gjitha sepse ky sy dërgon informacione në tru, i cili i analizon dhe na mundëson të interpretojmë atë ç’ka shohim.
Maturimi vizual i trurit nuk është i përfunduar në moshën 4 vjeç, ai do të vazhdojë për të mundësuar, përfundimisht drejt moshës 7 vjeç, pasjen afërsisht të shikimit të të rriturit në kushtet e injorimit të detajeve të vogla. Zhvillimi i shikimit nuk ka mbaruar gjithsesi në moshën 7 vjeç. Ai do të vazhdojë akoma gjatë disa viteve, me analizën e kontrasteve dhe me kapacitetet e eksplorimit të skenës vizuale, që quhet fusha e shikimit.
Një element shumë i rëndësishëm është që, gjatë gjithë këtyre viteve të zhvillimit të shikimit, të dy sytë janë, në një farë mënyre, në garë me njëri tjetrin. Ç’ka do të thotë që nëse një sy do të dërgojë imazhe perfekte të pastër tek truri, atëherë tjetri ka një imazh më të turbullt, sepse ka nevojë për syze, për shembull, nuk është korrigjuar, truri dembel do të kënaqet të analizojë imazhet e syrit më të mirë dhe nuk do të mësojë të shikojë imazhet e syrit më të dobët. Kjo quhet ambliopi dhe shërben për të orientuar kontrollet tek pediatri ose oftalmologu.
Nëse identifikohet shpejt në jetë një problem asimetrie shikimi, do mund të detyrojmë trurin të përdorë imazhet e syrit më pak të mirë, pasi t’i kemi kthyer në imazhe të pastër me syze, nëse është e nevojshme. Nëse ndërhyjmë sa më shpejt me sukses të madh, do të lejojmë një zhvillim harmonik të shikimit. Nëse një problem i tillë kalon pa u vënë re, ose nuk është i identifikuar, mund të gjendemi në moshën e rritur me një ndryshim të rëndësishëm në shikim, i cili fatkeqësisht nuk do jetë i mundur të korrigjohet.
Zhvillimi i shikimit bëhet gjatë viteve të para të jetës dhe problemet që dalin në nivel të zhvillimit duhet të identifikohen sa më shpejt të jetë e mundur, për t’u trajtuar sa më shpejt, për të mundësuar zhvillimin e shikimit, sa më harmonik të jetë e mundur.