Si ta dijë që fëmija ka konjunktivit?
Konjunktiviti, është një inflamacion i sipërfaqes së syrit që është beninj dhe shumë i shpeshtë tek fëmijët, veçanërisht tek fëmijët që shkojnë në çerdhe. Mund të njohim tre tipe të ndryshme konjunktiviti: konjunktivitin viral, bakterial dhe alergjik. Dy të parët shfaqen shpesh gjatë një gjendjeje gripale me rrufë dhe kollë shoqëruese. Dhe pastaj, për të bërë diferencën mes të dyjave, është shpesh e rëndësishme të bëhet një ekzaminim i vogël me mikroskop, me llampë, për të vlerësuar nëse po ose jo, duhen përfshirë trajtime me antibiotikë. Në të gjitha rastet, është gjithmonë e rëndësishme të përdoret surumi fiziologjik për të shpëlarë mirë sytë.
Konjunktiviti alergjik, shfaqet shpesh gjatë një sezoni polenesh dhe vërehen lotë, një fryrje okulare, skuqje, por mbi të gjitha kruajtje edhe tek fëmija. Edhe kjo shërohet me serum fiziologjik, shpesh me pika antialergjike kur njihet ky problem. Është e rëndësishme të kërkohet ndonjëherë për komplikacione që mund të shfaqen tek korneja, në sipërfaqe, në xham, e cila është në faqen e brendshme të syrit, dhe që mund te paraqesë disa komplikacione, nga ku interesi për të vlerësuar këta fëmijë në rast të një konjunktiviti alergjik të theksuar.