Kthim tek pyetjet

Prezantim i konceptit sytë e fëmijëve

Meqë prindërit dhe njërëzit e afërm të fëmijës janë vëzhguesit më të mirë të zhvillimit të fëmijës, ne kemi konceptuar broshurën: «Sytë e fëmijëve» e cila ekziston aktualisht në nëntë gjuhë, me qëllim për të prezantuar zhvillimin normal të shikimit të fëmijës dhe për t’ju prezantuar shenjat dhe simptomat që mund të referojnë një problem shikimi. Kjo bëhet me qëllim që prindërit të jenë aktorë të diagnostikimit të shikimit të fëmijës, të mund të diskutojnë probleme të mundshëm që ata mund të vënë re ose për të cilët dyshojnë, me pediatrin ose oftalmologun e tyre, me qëllim që fëmija mund të përfitojë nga një kontroll sa më herët të jetë e mundur, sepse tek fëmija sa më shpejt të realizohet kontrolli, aq më herët mund të ndërmerret trajtimi, dhe më të mira janë shanset e zhvillimit të një shikimi harmonik.