Përse është e rëndësishme që të dy sytë të shikojnë mirë?
Është shumë e rëndësishme që të dy sytë të shikojnë mirë. Sepse shikimi nuk është i maturuar që në lindje, ai zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Dhe gjatë të gjithë këtij proçesi zhvillimi ndër vite, të dy sytë janë në garë me njëri tjetrin. Nëse një sy shikon më pak mirë se një tjetër, truri do të kënaqet të përdorë imazhet e syrit më të mirë dhe nuk do të mësojë të shikojë me imazhet e syrit më të dobët. Kjo quhet ambliopi.
Duhet ta identifikojmë këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur për ta trajtuar dhe për të mundësuar një zhvillim të shikimit harmonik. Më vonë, të dy sytë janë të rëndësishëm, thjesht për të perceptuar sa më mirë të jetë e mundur atë ç’ka vërejmë: skenën vizuale. Ne kuptojmë mirë që nëse mbyllim një sy, nuk eksplorojmë mirë mjedisin sesa kur janë të dy sytë e hapur. Pra, fusha vizuale e dy syve të hapur është më e gjerë sesa një sy i hapur. Kemi dy sy të cilët nuk janë njeri sipër tjetrit por njeri pranë tjetrit, dhe kjo për një arsye të mirë: për të mundësuar që ne të shikojmë në 3D. Në fakt, secili nga sytë e mi, i vendosur njeri afër tjetrit, vëzhgon objektet me një zhvendosje të vogël horizontale, njëri në raport me tjetrin. Truri do të marrë të dy imazhet lehtësisht të zhvendosura horizontalisht, njërën në raport me tjetrën, do t’i vendosë bashkë, është ajo ç’ka quajmë shkrirje, dhe është kjo shkrirje e dy imazheve të zhvendosura horizontalisht, që do të na mundësojë të perceptojmë relievin, thellësinë dhe 3D.
Nëse kemi një sy i cili shikon më pak mirë se tjetri, shumë më pak mirë se tjetri, ose akoma, nëse një sy nuk është i rreshtuar mirë në raport me tjetrin, domethënë që kemi të bëjmë me strabizëm ose që devijojmë sytë, truri nuk mund të rindërtojë këto imazhe në 3D dhe ne nuk do të mundemi pra, të kemi një përceptim të detajuar të relievit.