Fëmija im më thotë se shikon dyfish, çfarë do të thotë kjo?
Nëse dikush ankohet se shikon dyfish, kjo do të thotë dy gjëra: ose dy akset e syve nuk janë më paralele dhe nuk shikojnë të njëjtën gjë ose mund të ketë një problem në vendet transparente të një syri, i cili bën që drita të zhvendoset dhe shkakton këtë shikim të dyfishtë.
Ndryshimi midis të dyjave është i lehtë për t’u bërë: mjafton të mbulosh një sy. Nëse shikimi i dyfishtë, zhduket kur mbulojmë një sy ose syrin tjetër, kjo do të thotë që sytë nuk janë paralele. Nëse shikimi i dyfishtë vazhdon akoma kur mbulojmë njërin ose tjetrin sy, kjo domethënë që është i lidhur me problemin e refraksionit, për shembull, në nivel të njërit sy. Ajo ç’ka është e rëndësishme për t’u ditur është kur dikush, një fëmijë në veçanti, ankohet se shikon dyfish, kjo domethënë se bëhet fjalë për diçka të re. Nuk duhet ta thjeshtojmë. Në fakt, nëse akset vizuale te një fëmijë nuk janë paralele që prej shumë herët në jetën e tij, nga lindja për shembull, truri i cili e urren këtë shikim të dyfishtë, do të fshijë imazhin e devijuar dhe fëmija nuk do të vuajë më nga diplopia.
Atëherë, kur një person shikon dyfish, fëmijë ose i rritur, kjo domethënë që diçka ka ndryshuar (sigurisht në pozicionin e syve të tij) dhe kontrolli tek oftalmologu për të përcaktuar këtë ndryshim të pozicionit të syve, duhet bërë sa më shpejt.