Çfarë është strabizmi?
Strabizëm është një humbje e paralelizmit të akseve vizuale. Ç’ka do të thotë që të dy sytë nuk shikojnë bashkë, të njëjtin objekt. Mund të kemi një strabizëm horizontal, drejt pjesës së brendshme ose të jashtme, një zhvendosje vertikale të syve ose akoma më shumë, një zhvendosje përdredhëse.
Kur strabizmi shfaqet tek fëmija i vogël, truri i këtij fëmije të vogël do pushojë së përdoruri imazhet e dërguara nga syri i devijuar dhe nuk do mësohet të shikojë me këtë sy, ç’ka mund të çojë në një shikim të keq i cili do të zgjasë gjithë jetën nëse nuk trajtohet. Situata është e ndryshme kur strabizmi shfaqet te fëmija më i madh ose tek i rrituri. Kur sytë nuk janë paralelë, kjo provokon një shikim të dyfishtë. Kjo gjë nuk duhet të merret thjesht.
Duhet bërë vizitë, hetime për të përcaktuar shkakun e humbjes së këtij paralelizmi okular, i cili mund të jetë i lidhur me një problem muskujsh, një problem nervash që mund të kërkojë trajtim.